Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

      Hol dir Hilfe!

       Cherches de l’aide!

             Chiedi aiuto!

           ¡Pide ayuda!

     Procura ajuda!

 Yardim Íste!

          Kërko ndhimë!

      Kérj segítséget!

      Get yourself some help!

 

Dhjetë të drejtat elementare të fëmijës
(sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me gjithësejt 54 Artikuj)

Ti ke të drejtë për:

Trajtim të barabartë, mbrojtje nga diskriminimi pavarësisht nga raca, religjioni, prejardhja dhe gjinia.
Emër dhe përkatësi shtetërore
Shëndet
Arsimim dhe edukim
Kohë të lirë, lojë dhe çlodhje
Të informohesh, të shprehësh mendimin, të dëgjohesh dhe të grupohesh
Sferë private dhe një edukim në kuptimin e të drejtave të barabarta dhe të paqes
Ndihmë të menjëhershme në rast katastrofash dhe në rast nevoje si dhe mbrojtje nga ndonjë veprim mizor, mospërfillje (lënja pas dore), shfrytëzim dhe përndjekje
Familje, përkujdesje prindërore dhe një strehë (vendbanim) të sigurtë
Përkujdesje në rast invaliditeti

Ndër të tjera që nga 20 Nëntori 1959 ekziston edhe Deklarata e Përgjithshm mbi të Drejtat e Fëmijës. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara hyri në fuqi më 20 Nëntor 1989. Zvicra e ka nënshkruar këtë Konventë më 1997 si vend i parafundit europian. Kjo do të thotë se ajo është treguar e gatshme, të kujdeset për këtë, që kjo Konventë të njihet në Zvicër dhe të bëhen përpjekje për të vënë në jetë këtë plan.
Dëshiron ta lexosh Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës në tërësi edhe në gjuhën tënde?
Këtue gjen atë në gjuhë gjermane dhe në www.unicef.org e gjen të përkthyer në 58 gjuhë të ndryshme.