Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

Pasojat nga keqtrajtimi i fëmijëve

Fëmijët dhe të rinjët e prekur nga kjo dukuri, të cilët janë keqtrejtuar dhe kanë përjetuar dhunë ose kanë dëgjuar për këtë, kanë frikë dhe dyshojnë në ndjenjat e veta personale, heshtin, ndihen të mashtruar, të pavlerë, shumë të turpëruar, të pafuqishëm, nuk mund ta kontrollojnë jetën e tyre private, ndihen si fajtor, edhe pse përgjegjësinë për ketë e ka vet shkaktari (keqtrajtuesi, dhunuesi).
Përjetimet nga të keqtrajtuarit dhe dhuna kanë pasoja afatshkurtëra dhe fatkeqësisht edhe pasoja të përjetshme.

Në rast se fëmijët e prekur nga ky fenomen nuk kërkojnë ndihmë apo nuk organizohet asnjë ndihmë për ta, atëherë nuk nud të ndalohen as fajtoret/ fjatorët.

Fëmijët dhe të rriturit tek të cilët krijohet një lloj presion i brendshëm, "lirojnë" apo "zbrazin" këtë presion kundër më të vegjëlve, më të rinjëve e më të dobtëve, duke i rrahur, kërcënuar, shtypur, vjedhur dhe duke ua prishur gjërat e tyre.
"Në qoftë se nuk mund të lirohesh, shpëtosh, ikësh nga të keqtrajtuarit apo dhuna" atëherë shkaktohet një tërheqje e brendshme; vështirësi për të ndërtuar lidhje me të tjerët dhe për ti mbajtur ato, kyqje në lojra interneti si p.sh: Second Lifes (jeta e dytë); ndërprerja me "jetën e tanishme".
Shumë prej të keqtrajtuarve provojnë që dhimbjen e tyre, frikën, ndjenjën e fajit dhe të turpit ta harrojnë duke përdorur drogë, alkohol ose duke u vetlënduar.
Për shkak të qëndrimit të tyre të ndryshuar dhe vërshtërsisë për të mësuar, konzentrimit të dobët apo qasjes në punë, të cilat do të duhej të sillnin rrezultate të larta, vije deri te dështimi në shkollë apo në punë.
Kritikat e shpeshta, të cilat u bëhen për shkak të qëndrimit të tyre, ndikojnë që të ndihen edhe më të pavlerë, të parëndësishëm dhe mendojnë që jeta e tyre nuk ka më kuptim, shkatërrojnë, hedhin përtokë gjithçka.
Jo të gjithë, por shumica e të keqtrajtuarve, kur arrijnë një moshë madhore bëhen të vetëdijshëm për përjetimet dhe pasojat e të keqtrajtuarit e të dhunuarit në fëmijëri.
Ata/ ato vuajnë shpesh nga kjo gjë, nga depresioni, vartësitë, humbja e oreksit, veprimet vetlënduese dhe çrregullimet personale.
Ndërkaq është dëshmuar, që këta fëmijë dhe të rinjë, të cilët kanë përjetuar dhunë, më vonë si të rritur me shumë gjasa edhe vet të ushtrojnë dhunë.
Nëse i shohim pasojat e mundshme, atëherë vërejmë se sa të rënda janë përjetimet dhe pasojat, për këtë arsye është e rëndësishme kërkoni ndihmë apo të motivoni të keqtrajtuarit për të kërkuat ndihmë!