Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

Motivi dhe qëllimet e mia

Motivi

Gjatë këshillimeve të të rriturve dhe të rinjëve, vërej gjithnnjë e më shumë, që ata, të cilët kërkojnë ndihmë, janë keqtrajtuar dhe kanë përjetuar dhunë në fëmijërinë dhe rininë e tyre dhe se edhe më tej, do të thotë në moshë madhore, bien viktimë e keqtraktimit dhe e dhunës. Vetëdija (ndërgjegja) e tyre është shpesh e paqartë në rast se u bëhet diçka e padrejtë, për çka nuk janë fajtorë ata, megjithëse përgjegjësinë për këtë e ka vetëm personi, i cili keqtrajton dhe ushtron dhunë.

Unë jam bindur nga fakti që, nëse fëmijët dhe të rriturit e keqtrajtuar apo të dhunuar, informohen me kohë se si dhe ku mund të kërkojnë ndihmë, do të kenë mundësi më të mira për të përpunuar perjetimet e tyre.

Me ndihmën e këshilluesve dhe kujdestarëve, ata mësojnë rëndësinë "e të thënit JO", me çka do të mund të mbrohen më mirë nga të keqtrajatuarit.

Kjo gjë do të kishte një efekt afatgjatë dobësues mbi spiralen vijuese të dhunës nëpër gjenerata.

Qëllimet

www.holdirhilfe.ch e përkthyer në gjuhë të ndryshme, i informon të rinjët rreth këtyre temave:

Dhjetë të drejtat elementare të fëmijës sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara)

Keqtrajtimi dhe dhuna. Pasojat
Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë dhe se si mund të ju ndihmojmë ne personave të prekur nga keqtrajtimi dhe dhuna.
Adresat dhe Links të ofertave ndihmëse për fëmijë dhe të rinjë
Links (adresa interneti)

Unë e mbështes Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara si vijon: me anë të faqes informative www.holdirhilfe.ch dhe të këshillimeve falas për të rinjë, duke ndihmuar në përmirësimin e situatave të tyre jetësore. Zhvillimi, realizimi dhe përkthimi i www.holdirhilfe.ch është themeluar nga iniciativa private dhe vijon vullnetarisht.