Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

      Hol dir Hilfe!

       Cherches de l’aide!

             Chiedi aiuto!

           ¡Pide ayuda!

     Procura ajuda!

 Yardim Íste!

          Kërko ndhimë!

      Kérj segítséget!

      Get yourself some help!

 

Kërko ndihmë!

Ti nuk ke faj!

Pavarësisht se çfarë forme të keqtrajtimit apo dhunës ke përjetuar, pavarësisht se sa i rënd është përjetimi, ti nuk ke faj për këtë. Përgjegjësia dhe faji i secilës formë të keqtrajtimit dhe dhunës bie vetëm mbi personin, i cili keqtrajton dhe dhunon.

Ti nuk je i vetmuar!

Në 10% të familjeve zvicerane përdoret dhuna. Në vit reth 3000 dei 4000 fëmijë e të rinjë bien viktimë e dhunës seksuale gjatë kohës së lirë apo në aktiviteteve sportive. Sa më e madhe është përqindja e atyre, të cilët përjetojnë dhunë trupore e psiçike në sferën shkollore, gjatë aktiviteteve të lira dhe sportive? Sidoqoftë ka shumë fëmijë dhe të rinjë, të cilët tërthorazi në të gjitha shtresat shoqërore përjetojnë keqtrajtim dhe dhunë.

Ti guxon të ndalesh së heshturi dhe ti tregosh "përjetimet e pakëndshme"!

Heshtja e viktimës është mbrojtja më e mirë për fajtorin. Fajtorët i bindin shpesh viktimat, që të heshtin e ti mbajnë "sekretet e përbashkëta" për vete.
Viktimat kanë frikë të madhe të zbulojnë fajtorin, dhe mendojnë se askush nuk do të ju besoj rreth asaj se çfarë kanë përjetuar.
Je keqtrajtuar? Atëherë është e rëndësishmë, të dish, që keqtrajtimi dhe dhuna e ushtruar kundër teje mund të ndalen pikërisht nëse flet për përjetimet tuaja. Kështu arrihen dëshmi, në bazë të së cilave mund të zbulohen dhe të ndalohen këqbërësit.

Provo vazhdimisht!

'Shumë prej të keqtrajtuarve u duhet të kërkojnë ndihmë disa herë, deri sa të takojnë një njeri, i cili do të ju besoj. Mos u dorëzo nëse edhe ty të ndodh kështu por përpiqu edhe më tej të kërkosh ndihmë.

Aty ku të besojnë dhe ku të ndihmojnë!

Besoji një të rrituri, shoku apo shoqeje apo shko në një qëndër këshilluese. Këta njerëz kuptojnë frikën dhe shqetësimet tuaja, të këshillojnë dhe mund të të ndihmojnë për të gjetur zgjidhje. Të dhënat rreth këshillimoreve i gjen në librin e telefonit apo nën Adresat

Ti ke të drejtë të marrësh dhe të kërkosh ndihmë!

Mos u turpëro, që në rast nevoje të flasësh me të rritur kudo qoftë, në rrugë, në tram, në autobus, të flasësh për këtë gjë edhe me mësues/ mësuese apo me persona të tjerë, të cilëve ju beson. Ti ke të drejtë për këshillime nga dikush sadoqë e rënë të ketë qenë ajo çfarë ke përjetuar. Kërko ndihmë!