Ihre Browserversion ist veraltet. Wir empfehlen, Ihren Browser auf die neueste Version zu aktualisieren.

Keqpërdorimi (abuzimi) dhe dhuna kundër këmijëve dhe të rinjëve është "keqpërdorim fëmijësh"

Me keqpërdorim fëmijësh kemi të bëjmë, atëherë kur kufizohen dhe cënohen të drejtat tuaja dhe identiteti yt njerëzor. Me këtë kemi të bëjmë nëse ti përjeton këto forma të keqpërdorimit/ dhunës:

Nuk të përfillen nevojat jetësore elementare (të ushqyerit, banimi, përkujdesi shëndetsor)
Të anashkalojnë për shkak të prejardhjes, kulturës dhe shëndetit tënd.
Përjeton pak ose aspak ngrohtësi, kujdes dhe mbrojtje.
Të shpërfillet, pengohet zhvillimi yt personal, shpirtëror, emocional dhe shoqëror.
Të lejohet pak apo aspak hapësirë për faza qlodhëse, kohë të lirë dhe mundësi kontaktesh
Sjellja jote të kontrollohet me para.
Në rast ndarjeje/ shkurorëzimi të prindërve tuaj, përdoresh si mjet presioni financiar mbi njërën palë.
Nxitesh, shtyhesh për veprime keqbërëse, dhunuese, ushtarake ose kriminele.
Të ofrojnë për veprime seksuale te të tjerët.
Dërgohesh të kërkosh lëmoshë ose detyrohesh të kryesh punë fëmijësh.

Përjeton dhunë trupore

Nëse të rrahin, të zëjnë frymën, të pickojnë, të djegin, të qëllojnë me shuplakë, të fyejnë. Të shtyejnë, të ngrehin flokët ose t`i përdredhin duartë, të kërcënojnë me armë apo me diçka tjetër, atëherë kemi të bëjmë me dhunë trupore.

Ti përjeton dhunë psiqike

Nëse të shkatërrohet pasuria (prona), ushtrohet dhunë kundër shokëve, prindit apo kafshës suaj shtëpiake.
Nëse përgjohesh, të vihen pas ose mbi ty ushtrohet shtypje dhe detyrim.
Nëse trajtohesh si shërbëtore, të komandojnë (urdhërohesh), të ndërprejnë fjalën.
Nëse të shajnë, kërcënojnë, turpërojnë, përqmojnë, bërtasin, të detyrojnë të heshtësh, të marrin për të çmendur.
Nëse trajtohesh si pronë private e dikujt tjetër, kontrollohesh vazhdimisht se qfarë bën, me kë flet, të ndalohen kontaktet me shokë dhe me të afërm, të frikësojnë me vështrime (shikime), veprime, gjeste, gjësende apo armë
Nuk pranohesh, kundërshtohesh, nuk përfillesh, të caktojnë (fiksojnë) role ose nga ti kërkohet një sjellje, rol të caktuar.
Ti përjeton se si njerëzit, nuk të besojnë dhe ti mohojnë keqtrajtimet e përjetuara nga ti, ti mohojnë ose edhe të bëjnë fajtor për këtë.
Të kërcënojnë: " Ti nuk shkon dot në Parajsë por në ferr. Zoti do të dënoj. Ti do të jesh askushi. Më mirë të të mos kisha lindur fare. Do të të rrah apo do të të burgos (mbyll) ty/ juve/ të tjerëve. Do të të fus në një shtëpi përmirësuese (Heim), klinikë. Do të të/ ju braktis. Do e vras veten."
Përpiqet të merr informata rreth anës tjetër prindërore ose ty të duhet të ndërmjetësosh mes dy prindërve apo të bëhesh një lloj partneri i njërit prind.

Përjeton keqpërdorim seksual, ndërhyrje seksuale, dhunë seksuale, shfrytëzim seksual

Shprehje seksuale, ngacmime, vështrime ( në shkollë, familje, Chat, tram/ autobus, disko etj.)
Përgjohesh ose ndihesh e përgjuar në banjo, kur bënë dush ose në kabina zhveshjeje.
Merr thirrje telefonike, gjatë të cilave në dëgjuese dëgjon psherëtima, fliten fjalë imorale ose të ngacmojnë me fjalë nxitëse.
Të dërgojnë E-mail me fotografi pornografike ose filma pornografikë.
Fëmijët më të rritur apo të rriturit kërkojnë prej teje duke të thënë se si " Të gjithë e bëjnë kështu!" ose të mbushin mendjen duke të mashtruar me dhurata, premtime, më qëllim që të të zhveshin dhe p.sh. të të fotografojnë.
Fëmijët më të rritur apo të rriturit zhvishen vet lakuriq para teje, të lejojnë ti shikosh gjatë veprimeve të tyre seksuale, të tregojnë filma dhe fotografi pornografike; Fërkohen për trupin tënd dhe me këtë nxiten apo kërkojnë nga ti prekje të ndërsjellë edhe të organeve gjenitale ose kërkojnë nga ti, që ti tua plotësosh kërkesat e tyre e ti kënaqësh me gojë ose të detyrojnë të kesh marrëdhënie seksuale me ta.
Keqbërës ka në të gjitha kulturat dhe shtresat shoqërore dhe shpesh vijnë nga sfera familjare, shkollore, shoqërore, sportive, ndonjëherë edhe nga sfera religjioze, mjekësore rrethet aktive shoqërore. Në fillim, viktima, lidhjen (shoqërimin) me keqbërësin e kupton si lloj mbështetje dhe gatishmëri për ndihmë, por pas një kohe si autoritet ushtrues mbi të. Viktimat mund të detyrohen nga keqbërësi që të heshtin. Fëmijët e keqtrajtuar mund të kenë pasoja afatshkurtëra dhe pasoja, të cilat i përcjellin gjatë gjithë jetës.A je viktimë e keqtrajtimit dhe dhunës? Atëherë mendo që sipas Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ke të drejtë të kërkosh ndihmë!
Ke dëgjuar, që një fëmijë/ i ri ka rënë viktimë e keqtrajtimit dhe e dhunës?
Atëherë ke edhe ti të drejtë të kërkosh ndihmë!